Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj drejt finales madhështore në Prishtinë

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj drejt finales madhështore në Prishtinë

Pas një jave të mbushur me muzikë të mrekullueshme, emocione të thella dhe përvoja kulturore unike, Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) po i afrohet finales së tij madhështore me koncertin “Rame Lahaj & Friends”, që do të mbahet nesër më 2 gusht, në Sheshin Skënderbeu, nga ora 20:30. Në konferencën përmbyllëse për shtyp të mbajtur sot, u prezantuan sukseset e edicionit jubilar, i cili tashmë është kthyer në një ngjarje të rëndësishme për skenën artistike në Kosovë. Të pranishëm në konferencë ishin figura të njohura si tenori Rame Lahaj, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, sopranoja me famë botërore Nino...