Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, qyteti juglindor përjeton një atmosferë mbushur me muzikë dhe ngjyra
👁13549
Korça ka qenë sërish në qendër të vëmendjes kulturore me organizimin e edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve. Ngjarja, e kthyer tashmë në një traditë, ka sjellë këtë vit një numër të konsiderueshëm grupesh artistike, jo vetëm nga Korça, por edhe nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë. Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Korçës, znj. Zamira Kita, u shpreh se ky edicion ka qenë i veçantë si për nga pjesëmarrja, ashtu edhe për kostumografinë dhe risitë që sollën grupet pjesëmarrëse. “Ky vit ka qenë ndryshe, jo vetëm në numrin dhe cilësinë e grupeve pjesëmarrëse, por...