Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë

Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart” që po zhvillohet në Tiranë ka mbledhur 150 arkitektë ndërkombëtar. Në këtë festival të konsideruar si një ngjarje e re europiane, arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, kanë sjellë me vete edhe të ftuarit e tyre, për të ndarë eksperiencat dhe perspektivën mbi zhvillimin e kryeqytetit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, që sipas tij Shqipëria po intrigon gjithnjë e më shumë si një vend në zhvillim, arkitektë nga e gjithë bota. “Shqipëria është kthyer në një port shprese, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar. Tirana sot nuk është më vetëm një skenë, është katalizator. Projektet që lindin në Shqipëri...