Festivali Botëror i Koreve në Selanik, “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

Festivali Botëror i Koreve në Selanik, “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

Në një sallë të mbushur plot tinguj dhe emocione, kori “Siparantum” nga Kosova dha një nga interpretimet më të vlerësuara të edicionit të 14-të të “World Choir Festival on Musical & Competition”, duke u renditur i dyti mes dhjetëra koraleve ndërkombëtare dhe duke fituar Medaljen e Argjendtë në një garë të jashtëzakonshme që u zhvillua në Universitetin “Aristoteli” në Selanik.Të rrethuar nga koret pjesëmarrëse nga Shtetet e Bashkuara, Greqia, Polonia, Sllovakia dhe Serbia, interpretimi i korit kosovar dalloi për pastërtinë vokale dhe ndjeshmërinë emocionale, duke përfaqësuar me krenari jo vetëm qytetin e Pejës, ku është themeluar, por mbarë Kosovën në një skenë që prej vitesh mbledh disa nga grupet më të mira vokale të globit.Në një konkurrencë të ngushtë, vendi i parë i shkoi “Brigham...