Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Festa e Midhjes rikthehet në Ksamil më 30–31 Maj 2025
👁2951
Festa e Midhjes rikthehet këtë verë në Ksamil, më 30 dhe 31 maj 2025, duke sjellë një përvojë autentike mesdhetare që ndërthur gastronominë me kulturën dhe argëtimin në bregdetin e mrekullueshëm të jugut. Ky event i shumëpritur është një nga aktivitetet më të veçanta të sezonit turistik në jug të Shqipërisë dhe synon të promovojë produktin unik të zonës – midhjen e Liqenit të Butrintit, e njohur për cilësinë e saj të lartë dhe shijen karakteristike. Festa e Midhjes ka nisur si një iniciativë për të promovuar kulturën kulinarike të zonës dhe për të nxitur zhvillimin...