“Ferri El Niño” thyen rekordet, alarmi i shkencëtarëve: Do ketë ndikime të forta globale!
El Niño aktual ka kaluar rekordin e mëparshëm të temperaturës për këtë fenomen, disa muaj përpara kulmit të parashikuar, duke rritur shqetësimet për valë të forta të nxehtësisë, thatësira, përmbytje dhe pasoja të tjera ekstreme në rajone të ndryshme të botës. Të dhënat më të fundit tregojnë se temperatura në zonën qendrore të El Niño-s në Oqeanin Paqësor ka arritur në 3.05°C mbi mesataren, duke tejkaluar rekordin prej 3.02°C të regjistruar në nëntor 2015. Matja bazohet në temperaturat mesatare të viteve 1991–2020. Parashikimet e modeleve klimatike sugjerojnë se fenomeni mund të arrijë kulmin në rreth 4°C gjatë nëntorit dhe dhjetorit. Shkencëtari i klimës Zeke Hausfather e ka cilësuar këtë skenar si jashtëzakonisht të pazakontë, ndërsa fenomeni është përshkruar nga disa ekspertë si një El Niño...
Burimi:
javanews.al