Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ferrari teston ndryshimet e reja, pritet një makinë më konkurruese në pjesën e dytë të sezonit
Dita e “filming day” (xhirime për qëllime publicitare që kryejnë makinat e Formula 1) është shfrytëzuar nga skuadra Ferrari më shumë si një testim për inovacione teknike. Këto teste janë kryer në Mugello, shtëpinë e “kokëkuqes”. Një seancë e shkurtër private testimi gjatë së cilës, për një maksimum prej 200 kilometrash, pilotët e Ferrari, Charles Leclerc në mëngjes dhe Lewis Hamilton gjatë pasdites, testuan inovacionet e përgatitura në fabrikë, që mund t’u lejojnë atyre të përballen me një gjysmë të dytë më konkurruese të sezonit. Xhirot e disponueshme nuk ishin shumë, por Ferrari shpreson se ishin të mjaftueshme për të testuar inovacionet që mund t’u lejojnë atyre të përballen me një gjysmë të dytë më konkurruese të sezonit. Testet u mbajtën pas dyerve të mbyllura...