Fernandez bëhet transferimi më i shtrenjtë në Premier League: Të gjithë duan të jenë pjesë e Manchester City

Fernandez bëhet transferimi më i shtrenjtë në Premier League: Të gjithë duan të jenë pjesë e Manchester City

2 Shtator 2026 8:27 Telesport Enzo Fernandez ka përfunduar me sukses në orët e fundit të merkatos së verës transferimin e tij prej 125 milionë stërlinash nga Chelsea te Manchester City, duke firmosur një kontratë pesëvjeçare. Fernandez bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier League dhe ribashkohet me ish-trajnerin Enzo Maresca, në stadiumin Etihad. “Manchester City është klubi më i suksesshëm në Angli kohët e fundit”, tha Fernandez, që më tej shtoi: “Çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e një klubi si ky sepse të gjithë e dinë se sa mirë drejtohet City”. “I lumtur që jam këtu dhe jam gati për sfidën e ndihmës së City për të vazhduar të fitojë trofe. Ky është një klub i ndërtuar për sukses. Nëse e...