Fermín Lopez: Nuk e shihja kurrë veten si të rëndësishëm, nuk përparoja si shokët e tjerë

Fermín Lopez: Nuk e shihja kurrë veten si të rëndësishëm, nuk përparoja si shokët e tjerë

7 Nëntor 2026 10:28 Alfred Lleshi Fermín López ka rrëfyer për “Mundo Deportivo” vështirësitë që kaloi gjatë formimit të tij te Barcelona, kur nuk ndihej i rëndësishëm në skuadër dhe dyshonte për të ardhmen. “Gjithmonë kam pasur dyshime, sepse nuk e kam pasur kurrë të lehtë. Nuk e shihja veten si të rëndësishëm dhe nuk kisha të njëjtin progres si shokët e tjerë. Kjo të bën të mendosh se rrugëtimi yt këtu mund të mos vazhdojë”, – deklaroi mesfushori. Ai kujton se nuk luante dhe ishte larg familjes, por sot i sheh ato periudha si një mësim: “Tani, pas shumë vitesh, e kuptoj se kjo përvojë më ka ndihmuar të arrij aty ku jam dhe të bëhem njeriu që jam”. Fermín foli edhe për sfidën...