Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Fermerët nuk janë fajtorë!”, Ministria e Bujqësisë reagon pas kontrolleve në terren: Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem kontrolli të produkteve
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë një reagim për publikun lidhur me kontrollet e produkteve në terren, në kuadër të aksionit për bllokimin e qumështit, produkteve të bulmetit, mishit dhe fruta perimeve që tregtohen në treg pa fatura. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor. “Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurtë. Qëllimi ynë nuk është të vendosim...