Fenomeni i ‘trenit bullgar’ në Elbasan/ Celibashi reagon pas denoncimit të Berishës: Rasti duhet të hetohet

Fenomeni i ‘trenit bullgar’ në Elbasan/ Celibashi reagon pas denoncimit të Berishës: Rasti duhet të hetohet

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi sot ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”. I pyetur nga gazetarët, Celibashi u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dijeni për këtë rast, por theksoi se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente. “Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht,” tha Celibashi.
Burimi: Sot.com.al