Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fëmijët që humbën nga pakujdesia, raste të shumta në plazhe me pushuesit, të gjitha kanë përfunduar me gjetjen e të miturve
Sezoni veror tashmë ka nisur dhe po i afrohet pikut të tij. Vija bregdetare nga jugu në veri është mbushur me pushues vendas dhe të huaj dhe bashkë me popullimin e plazheve vijnë edhe dukuritë negative, si mbytjet, atakët kardiake apo aksidentet me mjetet ujore siç janë shënuar edhe këtë vit. Përveç këtyre një nga situatat më shqetësuese që përsëritet çdo vit është humbja e përkohshme e fëmijëve në zonat bregdetare. Vetëm verën e kaluar në polici janë raportuar 17 raste të humbjeve të përkohshme të fëmijëve të cilët janë gjendur brenda pak orëve shëndoshë e mirë dhe janë bashkuar...