Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Fëmijët neglizhojnë aktivitetin fizik, adoleshentët vuajnë nga dhimbjet e shpinës nga qëndrimi i gjatë në telefon
👁5103
Jeta sedentare dhe përdorimi i tepruar i teknologjisë kanë reduktuar ndjeshëm lëvizjen dhe përfshirjen në aktivitete fizike, sidomos te të rinjtë. Si pasojë, një numër gjithnjë në rritje i tyre po përballet me një sërë problemesh shëndetësore. “Shkakton dobësim të masës muskulare dhe kjo më pas shoqërohet me probleme të ndryshme si: probleme të qafës, posturë të gabuar, dhimbje mesi, dhimbje gjunjësh, dhimbje shpatullash, probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut, në sistemin e frymëmarrjes, etj.”, tha fizioterapisti Klenton Kadillari. Problemet me shpinën janë rritur ndjeshëm edhe te grupmoshat e reja, për shkak të qëndrimit me orë të zgjatura përpara...