FBI ‘zbarkon’ në Tiranë, në fokus krimi i organizuar, dronët dhe paratë e krimit

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë, në fokus krimi i organizuar, dronët dhe paratë e krimit

foto ilustruese TIRANË-Zyrtarë të FBI-së kanë mbërritur në Tiranë, në tur 5 ditor. Drejtues të strukturave ligjzbatuese shqiptare do të zhvillojnë takime me ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa, në kuadër të një konference që do të vendosë në qendër bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe sfidave të reja të sigurisë. Nga 19 deri më 23 shtator, kryeqyteti shqiptar pret takimin e 42-të të Kapitullit Europian të FBI National Academy Associates, me temë “Building International Partnerships – Combating Organized Crime for a Safer Environment”. Organizatorët e paraqesin Tiranën si një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e ekspertizës mes strukturave ligjzbatuese. Konferenca do të hapet zyrtarisht të hënën, më 21 shtator, ndërsa në listën e të ftuarve të parashikuar në axhendë janë drejtues...