FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

Për herë të parë mblidhen në Tiranë 235 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe më gjerë në një konferencë të FBI-së. Fokus i diskutimeve mes tyre dhe autoriteteve shqiptare ishte forcimi i bashkëpunimit, strategjive dhe rritja e kapaciteteve për të luftuar aktivitetin e grupeve kriminale. Për Jim Gallagher, presidentin e FBI National Academy Associates, një botë, e cila po rritet shpejt, të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për të rritur luftën ndaj krimit ndërkufitar. “Është një përfitim shumë i madh për të dyja palët. Ne do të shërbejmë dhe do të mbështesim njëri-tjetrin dhe kjo prezencë e dëshmon këtë, sa më e madhe bëhet bota, aq më i madh bëhet dhe krimi. Duhet të jemi të lidhur së bashku, në mënyrë që të luftojmë krimin...