Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Faza III e Tiranë-Durrës, 25 mln euro për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas
Faza e tretë e punimeve në lotin e parë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës pritet të vijojë me ndërhyrjen në segmentin kryesor të rrugës nga kilometri 6 deri në atë 7.05 si dhe me nyjet lidhëse të kësaj rruge me zonat përreth.Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të mërkurë tenderin me objekt “ Zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III” me një fond limit 2.5 miliardë apo rreth 25 milionë euro.Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë...