Favoritët në Serie A, Allegri: Napoli mund të fitojë sërish, edhe Interi mbetet i fortë

Favoritët në Serie A, Allegri: Napoli mund të fitojë sërish, edhe Interi mbetet i fortë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli në konferencë për shtyp për sezonin e ri të Serie A. Ai tha se favorit për skudeton është Napoli, ndërsa theksoi se nuk mbetet mbrapa as Interi. “Napoli është favoriti për të fituar Scudetton sepse zakonisht, kushdo që fiton është gjithmonë favoriti. Pastaj është Interi, i cili është i fortë dhe ka bërë punë të shkëlqyer për vite me radhë. Pastaj Juve, Atalanta, Roma, Fiorentina dhe Lazio: ka shumë ekipe që do të luftojnë për katër vendet e para.”