Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fatura më të kripura/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja bashkitë që preken dhe do të paguajnë 87% më shumë
Në një verë ku temperaturat kapin rekorde dhe reshjet janë minimale, qytetarët e Elbasanit dhe bashkive përreth do të përballen me një tjetër ‘valë të nxehtë’, këtë herë në faturat e ujit. Nga 1 gushti, çmimi për metër kub do të rritet ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe të dekadës për këtë shërbim bazë. Qytetarët e Elbasanit, Librazhdit dhe Peqinit do të paguajnë 60 lekë për metër kub ujë, nga 40 deri në 48 lekë që paguanin më parë. Po të njëjtën tarifë do të aplikojnë edhe bashkitë e Gramshit, Cërrikut dhe Belshit, ku rritja arrin deri në 87...