Fatos Klosi për rënien e Ilir Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Fatos Klosi për rënien e Ilir Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën shqiptare dhe të ardhmen e Partisë së Lirisë. Klosi, një ish-bashkëpunëtor i afërt i Metës, shprehu keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhet ish-presidenti, por nënvizon se fjalën e fundit për fajësinë ose pafajësinë do ta japë gjykata. “Si bashkëpunëtor i tij, më vjen keq që përfundoi në gjendjen e sotme,” tha Klosi për gazetën “SOT”, duke komentuar situatën e Metës, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim për akuza të rënda si afera CEZ-DIA dhe lobimi...