Fatbardha Nikçi fiton Çmimin e Orkestrës, Olimpia çmimin për tekstin më të mirë

Fatbardha Nikçi fiton Çmimin e Orkestrës, Olimpia çmimin për tekstin më të mirë

Dy vlerësime të tjera janë ndarë në natën finale të festivalit “Akordet e Kosovës”. Fatbardha Nikçi është shpërblyer me Çmimin e Orkestrës, ndërsa kënga “Amanet”, e interpretuar nga Olimpia, ka marrë çmimin për tekstin më të mirë. Përzgjedhja e Fatbardha Nikçit është bërë nga anëtarët e orkestrës, të cilët e kanë vlerësuar interpretimin e saj. Këngëtarja, pas marrjes së çmimit, ka shprehur befasinë dhe mirënjohjen për këtë vlerësim. Çmimi për tekstin më të mirë iu dorëzua Olimpisë nga Fatmir Podrimaj, anëtar i Bordit të RTK-së, i cili në të kaluarën ka qenë edhe prezantues i festivalit. Këngëtarja u shpreh e lumtur për vlerësimin, duke veçuar rëndësinë e tekstit dhe mesazhin e këngës “Amanet”. Në këtë mbrëmje, Podrimaj solli edhe një kujtim nga historia e festivalit....