Fatale/ Punonjësit e Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike, mes të lënduarve dhe 21-vjeçari
Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punimeve për vendosjen e shtyllave të ndriçimit. Si pasojë e incidentit, një prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas Policisë së Tropojës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës. Punonjësit e Bashkisë ndodheshin në terren për transportin, shpërndarjen dhe vendosjen fizike të disa shtyllave të ndriçimit. Viktimë e ngjarjes ka mbetur 59-vjeçari Muhamet Sylisufaj. Ndërkohë, tre punonjësit e tjerë, Albert Dunisha, 40 vjeç, Ilir Dautaj, 47 vjeç dhe Afrim Aliaj, 21 vjeç, kanë pësuar dëmtime si pasojë e kontaktit me...
Burimi:
ntv.al