Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian!’ Berisha takon zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane
Kryetari i Partisë Demokratike pati sot një takim me Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU), gjatë të cilit nënvizoi se “farsa zgjedhore e 11 majit” do të denoncohet në çdo kryeqytet europian. Gjatë bisedës, kreu i PD falënderoi zotin Hänsel dhe drejtorin e zyrës së KAS për Shqipërinë, Thomas Kunze, për mbështetjen e dhënë në forcimin e kapaciteteve të opozitës, hartimin e programit ekonomik dhe prezantimin e tij para publikut. Gjatë takimit Berisha theksoi shqetësimin se qeverinë Rama se ka shndërruar Shqipërinë në një “diktaturë autoritare” ku, ndryshe nga e kaluara totalitare me bazë ideologjike, forca kryesore lëvizëse është krimi dhe droga. PD akuzon gjithashtu se reforma në drejtësi po i jep mbrojtje...