FARDI FEST 2025 rikthen ngjyrat, zërat dhe shijet e Anadrinisë

FARDI FEST 2025 rikthen ngjyrat, zërat dhe shijet e Anadrinisë

Në Kompleksin Memorial në Gradish të Xërxës, më 6 dhe 7 gusht po mbahet edicioni i dytë i festivalit FARDI FEST 2025, i cili sjell në qendër të vëmendjes trashëgiminë kulturore të Anadrinisë, përmes aktiviteteve të shumta që bashkojnë brezat. Me moton “Trashëgimia që bashkon brezat”, festivali ofron një program të pasur kulturor, artistik dhe argëtues. Pjesë e tij janë lojërat tradicionale, këndi i artit figurativ “Muri i Ngjyrave”, prezantimi i ushqimeve tradicionale nga zona, si dhe Muzeu i Luftës – një kujtesë e historisë së Anadrinisë. Policia e Kosovës ka sjellë një program të dedikuar për fëmijë dhe familje, ndërsa nuk mungojnë as aktivitetet sportive dhe mundësia për bashkëlojë me yjet e basketbollit të Rahovecit. Festivali gjithashtu promovon bizneset vendore dhe përmbyllet çdo natë...