Fan S.Noli: Shën Pjetri në mangall
Poezi nga Fan S.Noli Fryn e çfryn veriu,Ngrin, mërdhin i ziuDhe mangallit i afrohetQë të ngrohet. Krishtin brenda e gjykojnëDhe pas ligjës e dënojnë,E goditin dhe e shtyjnë,E pështyjnë.S’del askush që t’a shpëtonjë,Roma do t’a kryqëzonjë,Triumfon LegalitetiDhe Laneti. Kur e rrahin dhe e tallinPjetri ngulet mi mangallin;Kur e pa, u-koll këndeziNga qymezi. Dhe një shërbëtore i tha:-“Je dhe ti një nga ata!”Po Shën Pjetri proteston,E mohon.Kuspull mi mangallin mblidhet,Po djek dorën dhe përdridhet ;Seç’ këndon bandill këndeziNga qymezi:“S’ka e s’ka si heroizma ,Edhe si idealizma,Po kur dimër del behariS’ka si zjarri,” -“Nga ata je!”-thot’ ajo,E mohon Shën Pjetri:-“Jo!As e njoh, as e kam parë,Moj e marrë!” Kuspull mi mangallin mblidhetPo djek mjekrën dhe përdridhet ;Seç’ këndon bandill këndeziNga qymezi: “Shkab’ e shkëmb me poz’ e...
Burimi:
kultplus.com