Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani”/ Lapaj: Ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë, miqësia me të…
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e tij zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Lapaj ka treguar se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Lapaj u shpreh se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve. “Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e...