Familjarët e shpallën të zhdukur, Enver Bajraktari gjendet i vrarë dhe i groposur në arë

Familjarët e shpallën të zhdukur, Enver Bajraktari gjendet i vrarë dhe i groposur në arë

Enver Bajraktari KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, ku Enver Bajraktari, i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, u gjet i pajetë dhe i groposur në dy metra në thellësi. Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri në arën e mbjellë me misër. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur. “Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë...