Familja shqiptare shuhet në Athinë! Florinda dhe bashkëshorti ishin në muaj mjalti, vëllai i saj dhe kunata po prisnin një fëmijë
Me një bilanc tragjik është përmbyllur operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e godinës që u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm, të premten më 25 shtator, në zonën e Plakës, në zemër të Athinës. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e EMAK-ut kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e gjashtë personave që rezultonin të zhdukur, mes tyre tre shqiptarë. Sipas informacioneve të deritanishme, mes viktimave janë Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi. Çifti ndodhej në Greqi për muajin e mjaltit. Gjithashtu ka humbur jetën vëllai i Florindës, Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij Eris Çani. Sipas informacioneve të publikuara, çifti po qëndronte në të njëjtën godinë dhe thuhet se po priste një fëmijë. Mediat greke kanë publikuar fotografitë e...
Burimi:
argjiroja.net