Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Falsifikuan firmën e një personi dhe i tërhoqën ndihmën ekonomike, procedohen penalisht dy punonjës në Elbasan
👁3574
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për dy shtetas, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rast të tërheqjes së ndihmës ekonomike të një shtetasi, me anë të falsifikimit të nënshkrimit të tij. Nën hetim janë një 26 vjeçar punonjës në njësinë administrative Gjocaj si dhe një 61 vjeçar me detyrë punonjës i postës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. Ç., 26 vjeç, punonjës i njësisë administrative Gjocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe N. B., 61 vjeç, punonjës i postës, për veprën penale “Falsifikimi...