Falsifikuan dokumentet për prona! Tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e 2 të tjerë! Video e kontrolleve

Falsifikuan dokumentet për prona! Tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e 2 të tjerë! Video e kontrolleve

Prokuroria e Fierit njofton një tjetër operacion për tjetërsimin e pronave, ku në hetim janë përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së këtij qarku. Ish-drejtorit të ASHK-së Fier, Ertis Shehu, i është komunikuar një tjetër masë arresti, vetëm tre ditë pas arrestimit të tij në një tjetër procedim.Bashkë me të akuzohen edhe Ervin Habilaj, përfitues i pronës, për të cilin Prokuroria kërkon arrest në burg, si dhe ish-hartografi Emiljano Ruko, ndaj të cilit kërkohet masa “detyrim për paraqitje”.Ata dyshohen për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe 715 mijë e 976 euro, të depozituara në llogarinë bankare të Ervin Habilajt, si dhe dokumente e pajisje elektronike.Hetimet, të nisura në nëntor të vitit 2025, lidhen me një vendim të vitit 2008, përmes...