Falsifikuan dokumentet për 6 prona, arrestohet ish-drejtori i ASHK në Fier dhe përfituesi (Emrat)

Falsifikuan dokumentet për 6 prona, arrestohet ish-drejtori i ASHK në Fier dhe përfituesi (Emrat)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për Ertis Shehun, ish-kreu i Kadastrës Fier, dhe Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i gjashtë pronave të regjistruara në mënyrë të kundërligjshme. Ndërkohë, për Emiljano Ruko, ish-hartograf pranë ASHK Fier, është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”. Sipas Prokurorisë, çështja lidhet me dyshimet për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit dhe Dërmënasit, si dhe me tjetërsimin e tyre përmes shitjes. Në vitin 2008, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kishte njohur të drejtën e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në këtë zonë. Një prej trashëgimtarëve, Ervin Habilaj, kishte përfituar më pas kompensim...