Falsifikoi dokumente noteriale për  9 vite me radhë, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq noteren (EMRI)

Falsifikoi dokumente noteriale për 9 vite me radhë, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq noteren (EMRI)

  Prokuroria e Fierit FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim noteren Anila Haxhiu, e dyshuar për falsifikim të përsëritur të dokumenteve noteriale gjatë periudhës 2011- 2020. Sipas organit të akuzës ajo dyshohet se ka hartuar akte duke përdorur emrat e noterëve të tjerë si dhe ka kryer veprime noteriale pa praninë e palëve. Hetimi, i regjistruar me numër 1050 në vitin 2019 ka evidentuar raste kur dokumentet dyshohet se janë lëshuar në emër të noterëve që nuk i kanë hartuar ato. Në raste të tjera, sipas prokurorisë, aktet janë përpiluar pa praninë e palëve, ndonëse kjo kërkohej për kryerjen e veprimeve përkatëse. Njoftimi i Prokurorise se Fierit: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi...