Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Falsifikim dhe mashtrim financiar/ 21-vjeçari kapet duke aplikuar për kredi me karta të rrema
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Identiteti”, pas disa javësh hetimesh mbi një rast mashtrimi dhe falsifikimi të dokumenteve. Në pranga ka rënë S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe mashtrim përmes përfitimit të kredive bankare. Sipas hetimeve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 21-vjeçari falsifikonte karta identiteti, duke përdorur fotografinë e tij dhe të dhënat personale të qytetarëve të tjerë. Më pas, me këto karta të falsifikuara, ai aplikonte për kredi në institucione të ndryshme financiare. Policia ka dokumentuar nëntë raste të përfitimit të kredive në shuma...