Falja

Falja

21 November, 2026 - 09:05 Poezi nga Naim Frashëri. Zot i math e i vërtetë Që kreve ç’shohëm në jetë, Edhe të tjerë që janë Pa funt pa krye pa anë, Edhe kudo je ti vetë, Syri yn tekdo shikon, Që nga lint e gjer tek përndon, Më çdo vënt të sheh fuqinë, Urtësin’ e madhërinë, Falna gjithë mirësitë, Epna dituri e dritë, Tregona udhën’ e mirë, Mos na lerë n’errësirë, Dhurona gjithë të mirat, Mërgona nga të pështirat.  Zot! falna vëllazërinë, Dashurin’ e miqësinë, Epna dëshirë të msojmë, E të mirat të punojmë, Bëna të but’ e të qetë, E të urt’ e të vërtetë, Jetënë ta trashëgojmë./KultPlus.com