’Falini gjithmonë armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë‘

’Falini gjithmonë armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë‘

Poezi nga Mark Twain Kot e ke, më tha vetëdija, Njerëzit s’janë përherë miq, Ti pandeh se ata të duan, Por, në fakt, i ke armiq. I them vetes, pse, s’kanë shkak, S’kam pushtet, as ofiq,Nuk urrej askënd në jetë, S’ndaj të mirë dhe të ligj. S’ka të bëjë, ata s’të duan, Udhës shko, pas mos i ndiq. (Dashuri ti s’fal, thotë Krishti, Po s’i deshe dhe armiqtë!) S’është çudi, në këtë jetë Mes armiqsh ka të tillë “miq” Helm i egos i ngërthenDhe i bën, oh, sa të ligj! Mos u lig, mos u mpak, Thotë vetvetja, je një hiç, I pavlerë në këtë botë, Po nuk pate dhe “armiq”. Veç një jetë, njerëz, kemi,Si të mirë edhe të ligj,Në pusí një ditë në rënça,Mos qoftë thënë ta kem nga miqtë!/KultPlus.com