Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori i Universitetit Politeknik, Akli Fundo, në një intervistë për RTSH sqaron se këto programe synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës. “Do të hapim dy programe të reja: një program Bachelor – Data Science, Inxhinieri Matematike, që është trendi i kohës; programi i dytë, një Master Shkencor në Aktualistikë për të plotësuar nevojat e tregut shumë të rëndësishëm të sigurimeve,” thotë Prof. Fundo. Fundo sqaron se programet e Politeknikut janë të gjitha të kërkuara,...