Faik Konica: “Gjithmonë e shtyj për vitin tjetër. E vërteta është se nuk do të martohem kurrë”

Faik Konica: “Gjithmonë e shtyj për vitin tjetër. E vërteta është se nuk do të martohem kurrë”

Megjithëse po bëheshin tri dekada që kur vuri këmbë për herë të parë në Amerikë, Faiku vazhdonte të ishte beqar. “I nderuari Faik Konica i Shqipërisë është në hall të madh”, shkruante gazeta kryesore e Uashingtonit në vitin 1934. “Kur dikush e pa të martën pasdite në mesin e disa zonjave tërheqëse gjatë një kokteji në Mayflower, në vetull i kishte rënë një hije e lehtë ndërsa vështrimin e kishte të trishtuar. Kjo i bëri përshtypje një miku në tryezën pranë sepse zoti Konica prej natyre është njeri me shpirt të qeshur. U desh të vinte e premtja që të merrej vesh sekreti. Përgjigja, si zakonisht, ishte ajo që thonë francezët: cherchez la femme (kërkoni gruan). Dhe halli ishte se zoti Konica nuk gjente dot...