Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Fabrikat tona duhet të punojnë’/ Vuçiç reagon pas akuzave të Moskës për shitjen e armëve drejt Ukrainës
👁10100
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga inteligjenca ruse, sipas të cilave Beogradi ka furnizuar Ukrainën me armë, duke thënë se do të ngrejë një grup pune për të hetuar çështjen. Vuçiç mohoi kategorikisht pretendimet e Moskës, duke theksuar se Serbia nuk ka eksportuar raketa drejt Ukrainës dhe se një pjesë e informacionit të publikuar nuk përputhet me të vërtetën. “Ne kemi formuar një grup pune me partnerët rusë për të përcaktuar faktet. Disa nga gjërat e deklaruara nuk ishin të vërteta, si kontrata me Republikën Çeke, për të cilën nuk janë dhënë leje...