Fabregas: Njerëzve u pëlqen Como sepse skuadra luan me bindje dhe me një identitet të qartë

Fabregas: Njerëzve u pëlqen Como sepse skuadra luan me bindje dhe me një identitet të qartë

“Kur Como ma prezantoi projektin, më bëri përshtypje sinqeriteti i tyre. Ajo që po përjetojmë sot është një histori e mrekullueshme për futbollin dhe për qytetin”. Kështu deklaroi Cesc Fabregas, trajneri i Como, që po bën histori në Itali dhe Europë. Më tej, ai tha: “Klubi po rritet; ka zgjedhur rrugën e duhur dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Ka shumë mënyra për të luajtur mirë, por është mënyra se si luajmë ajo që bën diferencën”. “Ne praktikojmë një stil proaktiv që po nxit madje edhe turizmin. Luajmë me bindje. Një fitore mbetet fitore, por para çdo ndeshjeje e pyes veten: ‘Nëse do të humbisja, si do të doja të ndodhte?‘”, shtoi më tej trajneri spanjoll. “E përgatis skuadrën bazuar në identitetin tonë. Nëse një...