F-16 intercepton avion pranë Camp David, ku ndodhej Trump
Bota E Shtunë, 19 Shtator 2026 19:30 Një avion luftarak F-16 i NORAD-it ka interceptuar të shtunën në mëngjes një avion të aviacionit të përgjithshëm, pasi ai hyri në hapësirën ajrore të kufizuar pranë Camp David, në Maryland, ku ndodhej presidenti amerikan Donald Trump. Sipas të dhënave të raportuara për incidentin, interceptimi ndodhi rreth orës 07:50 me kohën lokale. Gjatë operacionit, avioni luftarak përdori flakadanë për të tërhequr vëmendjen e pilotit dhe për të vendosur komunikimin me të. Më pas, avioni civil u shoqërua në mënyrë të sigurt jashtë zonës së kufizuar. Zona përreth Camp David ishte subjekt i një kufizimi të përkohshëm të fluturimeve gjatë qëndrimit të presidentit. Shkelje të tilla të hapësirave TFR kanë sjellë edhe më parë interceptime nga avionët e NORAD-it,...
Burimi:
kohajone.com