Evidentohen 370 subjekte që zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme në Korçë, paralajmërimi i IKMT-së

Evidentohen 370 subjekte që zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme në Korçë, paralajmërimi i IKMT-së

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Korçë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka identifikuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike përgjatë akseve rrugore të qarkut, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare. Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, bëhet fjalë kryesisht për rrethime banesash, tabela karburanti dhe biznese që merren me servise apo automjete të çmontuara, të cilat kanë pushtuar pjesë të rrugëve. Subjektet janë paralajmëruar për çmontim vullnetar deri më 31 korrik, ndërsa prej fillimit të gushtit inspektimet janë rifilluar për të verifikuar nisjen e këtij procesi. Në rast të mosveprimit, IKMT do të marrë masa administrative dhe do të aplikojë gjoba dhe prishje të ndërtimeve të paligjshme. Deri tani nuk është vendosur asnjë masë, por mungesa...