Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Eventi UFC-318 “troket” me duelin simbolik për titullin BMF mes legjendave Holloway e Poirier
Më 19 korrik, në Nju Orlins, do të zhvillohet eventi UFC-318 në artet marciale mikse. Një event që ka një duel mjaft interesant, atë mes Max Holloway dhe Dustin Poirier. Dy veteranë e legjenda të kafazit, me Holloway që ka qenë kampion bote, ndërsa Poirier është ai që ka mposhtur dy herë radhazi Conor McGregor. Dueli mes tyre është i vlefshëm për titullin BMF (baddest mother**ker), një përballje simbolike që UFC ua rezervon yjeve të saj. Për Poirier kjo është hera e dytë që duelon për këtë trofe, ndërsa për Holloway hera e parë. Dueli mes tyre do të zhvillohet...