Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Evazioni fiskal te Bankers, 8 orë seancë në Gjykatën e Fierit! Lihen në burg CEO kinez dhe ish-drejtori! Konfirmohen masat dhe për 7 të tjerët
FIER– Pas një seance maratone prej 8 orësh, Gjykata e Fierit ka lënë në burg CEO-n kinez të kompanisë Bankers, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobo. Po ashtu, gjyqtarja Gladiola Bregu konfirmoi masat e sigurisë edhe për 7 persona e tjerë, punonjës të sektorit Financiar dhe të departamentit Juridik.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Seanca maratonë nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe zgjati deri në 17:30, ku kryeprokurori i Fierit, Elion Mustafaj ka paraqitur fillimisht kërkesën për caktim të masave të sigurisë, e cila përmbante një material voluminoz prej 120 faqesh. Më pas, të gjitha palët kanë dhënë pretendimet e...