Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër

Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër

Ndonëse shqiptarët kishin mesatarisht më shumë të ardhura në vitin 2025, ata realisht u bënë më të varfër, pasi me këto para mund të blinin gjithnjë e më pak sesa fqinjët. Sipas të dhënave, që Eurostat i ka përditësuar për Shqipërinë për vitin 2025, të ardhurat mesatare të disponueshme për frymë ishin 6,731 euro, ose gati 1100 euro më shumë se një vit më parë, me një rritje prej gati 20%. Të ardhurat e disponueshme matin sa para u mbeten familjeve pas taksave dhe kontributeve, duke përfshirë përfitimet sociale, ndaj japin një pamje më të drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës sesa PBB-ja për frymë, që mat sa prodhon ekonomia për banor. Megjithatë, të matura sipas fuqisë blerëse, rritja është më e ngadaltë.  Po sipas Eurostat,...