Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Europiani U-16 për vajza në Tiranë, Shqipëria me 7 humbje renditet e fundit dhe eliminohet
Në Tiranë dhe Prishtinë është duke u zhvilluar Kampionati Europian U-16 në volejboll për vajza. 16 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe dhe pas përfundimit të takimeve të para janë përcaktuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste. Nga Grupi A, që u luajt në Tiranë, janë kualifikuar Italia e Polonia. Nga Grupi B, që u luajt në Prishtinë, janë kualifikuar Çekia dhe Turqia. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të shtunën në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Ndërkohë, Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Fjoralba Kolaj, nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje në takimet e Grupit A. Vajzat e reja kuqezi i humbën...