Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Europiani ekipor i atletikës, dy rekorde të reja kombëtare në 200m dhe hedhje çekiçi
Në Maribor të Sllovenisë ka përfunduar Kampionati Europian ekipor në atletikë, ku Shqipëria arriti të vendosë disa rekorde kombëtare. Pas atij të Franko Burraj në 400 metra, atleti shkodran shkëlqeu edhe në 200m. Edhe në këtë disiplinë ai vendosi rekord të ri kombëtar, duke dhënë kohën 20”97. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Burraj, që bëhet atleti i parë shqiptar që zbret nën 21 sekonda në këtë disiplinë, duke u renditur i dyti në këtë finale. Rekord të ri kombëtar vendosi edhe atletja e hedhjes së çekiçit Yipsi Moreno. Ish-kampionia olimpike e Kubes, tashmë natyralizuar shqiptare, e përmirësoi rekordin kombëtar...