Burimi:
Telesport.al

Euroleague mbyll sezonin e rregullt, ja 6 ekipet e para çerekfinaliste dhe ato që shkojnë në play in
👁8268
Është luajtur java e 34-t dhe e fundit e sezonit të rregullt në Euroleague. Gjashtë skuadrat më të mira janë kualifikuar direkt për në fazën çerekfinale play off. Kështu, një biletë për më tej kanë siguruar ekipet e Olympiacos, Fenerbahce, Panathinaikos, Monaco, Barcelona dhe Anadolu Efes, që janë renditur respektivisht nga vendi i parë në të gjashtin. Dy skuadrat e fundit që do të shkojnë në çerekfinale do të përcaktohen më 15 prill, pas ndeshjeve të play in. Aty luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10. Ndërkohë, janë eliminuar nga ky turne ekipet e Armani Milano, Partizan Beograd, Zalgiris Kaunas,...