Eurodeputetja Terry Reintke: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë
Eurodeputetja Terry Reintke shprehu solidaritetin me qytetarët shqiptarë që protestojnë kundër qeverisë, duke theksuar se protestat paqësore nuk pengojnë integrimin në BE. Sipas saj, pengesat kryesore janë korrupsioni, moszbatimi i legjislacionit evropian dhe mosrespektimi i shtetit të së drejtës. Ajo nënvizoi se mbështetja për qytetarët që kërkojnë demokraci funksionale, mbrojtjen e të drejtave dhe të bregdetit shqiptar do të vijojë. ”Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri. Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një...
Burimi:
kohajone.com