Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!
“Në Parlamentin Europian duam patjetër që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt, por duke garantuar në proces standardet mjedisore dhe demokratike.” Kështu u shpreh eurodeputetja gjermane Terry Reintke, e cila nënvizoi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë duhet të shoqërohet me respektimin e standardeve mjedisore, demokratike dhe të shtetit të së drejtës. Reintke u ndal veçanërisht te zhvillimet në zonat e mbrojtura, duke kërkuar një moratorium për planet e zhvillimit në këto zona. Ajo kërkoi gjithashtu që kuadri ligjor për zonat e mbrojtura të përshtatet me legjislacionin e Bashkimit Europian. “Kërkesat tona janë të qarta, kërkojmë një moratorium për të gjitha planet e zhvillimit në zonat e mbrojtura. Ka patur pikëpyetje të cilat janë ngritur dhe e pashë këtë shumë qartë...
Burimi:
javanews.al