Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë
Gushti po dobëson edhe më shumë monedhat e huaja. Këtë të mërkurë, euro ka prekur nivelin më të ulët historik duke u këmbyer nën 97 lekë. Një euro po blihet sot nga pikat e këmbimit valutor me mesatarisht 96.8 lekë dhe shitet me 97.6 lekë. Krahasuar me vjet, euro ka pësuar një zhvlerësim me gati 4%. Në rënie po ashtu është edhe dollari i cili ka zbritur në vlerën 83 lekë, pra për të këmbyer 100 dollarë, merren 8300 lekë. Turizmi, thotë Banka qëndrore, është faktori kryesor që po dobëson valutat, pasi numri i shtuar i të huajve në vend shton edhe sasinë e valutës në treg.