“€URAT”, instalacioni i Fehmi Feratit që rikthen në vëmendje historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit
Në hollin e Qendrës së Kulturës në Mitrovicë është hapur mbrëmë instalacioni artistik dhe politik “€URAT”, i autorit Fehmi Ferati, i cili përmes artit vë në diskutim historinë e urës së Ibrit dhe faktin se ajo vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim të zakonshëm. Instalacioni, i vendosur pranë urës së Ibrit, sjell një interpretim artistik të 27 viteve të historisë së saj, të shënuara nga tensionet, protestat, bllokadat, prania e forcave ndërkombëtare, ndërhyrjet politike dhe përpjekjet e vazhdueshme për hapjen e saj. Autori e përshkruan strukturën metalike të urës si një “relikt”, “arkitekturë monotone” dhe “gërmadhë moderne”. Ideja e veprës lidhet me imazhet e urave që gjenden në kartëmonedhat euro, të cilat simbolizojnë lidhjen dhe bashkimin mes popujve evropianë. Duke u nisur nga kjo...
Burimi:
kultplus.com